Moti javor/ Kur ikën vala e të nxehtit afrikan? 3 qarqet që do të “digjen”

schedule13:41 - 21 Gusht, 2023

schedule 13:41 - 21 Gusht, 2023

Vendi jonë do të mbetet në valën e të nxehtit afrikan deri në mesjavë. Meteorologia, Lajda Porja shprehet se 3 qarqet që do të “digjen” gjatë këtyre ditëve janë, Elbasani, Shkodra dhe Berati.

Moti do të freskohet nga dita e enjte me temperatura që do të shkojnë deri në 35 gradë celcius.

“Parashikohet që Shqipëria të mbetet në valën e të nxehtit afrikan, ndonëse në periferi, duke bërë që nga dita e sotme deri të enjten, moti do të jetë i nxehtë.

Temperatura shumë të larta na presin në 3 qarqe, Shkodër, Elbasan dhe Berat, ku temperaturat do të shkojnë 40 gradë dhe pak mbi 40.

Sa i përket pjesës së dytë të javës, që nga e enjte, kemi një tërheqje të valës, duke bërë që e enjte dhe e premtja të jenë të freskëta madje do të kemi temperatura deri në 35 gradë si edhe prezencë të reshjeve, ndonëse më të fokusuara do të jenë në zonat malore” tha Porja.

Sa i përket vendeve të Rajonit, Kosovës dhe Maqedonisë, parashikohen që edhe këto vende të në valën e të nxehtit afrikan deri ditën e enjte. Sipas meteorologes, dita e enjte dhe e premte do të sjelli vranësira dhe rrebeshi shiu, më të dukshme në Kosovë.

“Sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë, parashikohet të mbeten në valën e të nxehtit afrikan. Dita e enjte dhe e premte do të sjellin vranësira dhe rrebeshe shiu, me te dukshme në Kosovë dhe ulje të temperaturave deri në 4 gradë celcius” shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!