Moti i thatë ia vështirëson punën KESH-it, bie ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës

schedule11:10 - 23 Gusht, 2020

schedule 11:10 - 23 Gusht, 2020

Ne verilindje janë rikthyer temperaturat e larta dhe moti i thate.

Java që sapo u mbyll ndonëse e shoqëruar me reshje, nuk ndikoi në përmirësimin e situatës hidrike. Thatësira po jep efektet e saj duke shkaktuar rënie të ndjeshme të nivelit në liqenin e Fierzës.

Kuota aktuale ka zbritur në 281 metra mbi nivelin e detit ndërsa prurjet kanë rëne më 70 metër kub ujë në sekondë. Rrebeshet e shiut të tre ditëve më parë nuk dhanë asnjë efekt në dy lumenjtë kryesorë, Drini i Bardhe dhe Drini i  Zi, furnizuesit më të mëdhenj të Liqenit të Fierzës.

Bregu i boshatisur nga uji është shfrytëzuar më së miri nga banoret për të grumbulluar mbetje drusore që kanë sjellë prurjet dhe hapësirat e krijuara për kullotje të bagëtive.

Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH të alternojë punën në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Ne Fierzë punohet me dy turbina të alternuara dhe me prodhim mesatar prej 150 megavatësh në orë, ndërsa në Koman e Vau i Dejës me të gjithë agregatet.

Pjesa tjetër e energjisë elektrike, pak më shumë se 40 % e nevojave për konsum sigurohet përmes importit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!