Prej mesditës së djeshme, vendi ynë është përfshirë nga stuhia “Cairan”. Rrebeshe shiu dh era e fort shkaktuan jo pak dëme.
Rrugë të shumta u përmbytën, pemë pafund u shkulën, makinat poshtë tyre u dëmtuan dhe po ashtu pati shkëputje të energjisë elektrike në disa zona.
Moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe gjatë ditës edhe pse situata duke më e normalizuar, falë edhe punës së ekipeve në terren gjatë gjithë kohës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama tregon mirënjohje për të gjithë ekipet që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatë se krijuar nga moti i rënduar.
Në fund ai i bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.
Postimi i plotë: