Moti i ngrohtë i vjeshtës dhe dimrit ndikoi negativisht në mbijetesën e bletëve, thonë studiuesit

schedule15:41 - 27 Mars, 2024

schedule 15:41 - 27 Mars, 2024

Bletët fluturojnë drejt luleve sa herë që është koha e duhur, dhe vjeshta dhe dimrat më të ngrohtë po i vënë në rrezik këta pjalmues të bimëve, paralajmërojnë studiuesit.

Duke përdorur modelet e klimës dhe të popullsisë së bletëve, një ekip i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit tregoi se vjeshta më të gjata me mot ideal rrisin gjasat që kolonitë e bletëve të shemben në pranverë.

Shumë bletërritës tashmë po praktikojnë këtë teknikë të menaxhimit të ruajtjes së bletëve në ambiente të mbyllura, sepse ajo ka shumë potencial të menjëhershëm për të ndihmuar në një numër mënyrash,” tha bashkautori i studimit Brandon Hopkins.

Ai theksoi se studimi i ri tregon se ruajtja e ftohtë ka përfitime shtesë për mbijetesën e kolonive të bletëve në një klimë në ndryshim.

Për studimin, studiuesit përdorën simulime të projeksioneve klimatike për vitet 2050 dhe 2100.

Gjithashtu, studiuesit thanë se modelet e tyre ishin “mjaft konservatore”, duke parë faktorët sezonal si temperatura, era dhe sasia e dritës së ditës.

“Simulimet tona tregojnë se edhe nëse nuk ka stres ushqyes, patogjenë, pesticide, vetëm kushtet në vjeshtë dhe dimër janë të mjaftueshme për të komprometuar strukturën e moshës së një kolonie,” tha bashkëautorja tjetër Gloria DeGrandi-Hoffman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!