Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit

schedule10:05 - 30 Nëntor, 2021

schedule 10:05 - 30 Nëntor, 2021

Si pasojë e kushteve të këqija të motit ka pasur vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit, i parashikuar për të lundruar në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, është nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërsa trageti i linjë së Ankonës, i parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, është nisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së kaluar.

Nuk paraqiten probleme në krahun tjetër të Adriatikut, ku tragetet janë nisur në oraret e parashikuara dhe kanë mbërritur po ashtu mëngjesin e sotëm në Durrës në orar.

Forca e erës shkon deri në 17 m/s, ndërsa forca e detit 5-6 në gji dhe arrin deri në 7 në det të hapur.

Ndërkohë, nuk konfirmohet dalje nga shtrati e Lumit Erzen, në asnjë segment të tij. Në qytet, ka pasur gjatë natës prezencë të ujit në disa lagje të qytetit, ndërsa aktualisht situata është e normalizuar. Është pezulluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre më tonazh të vogël, deri në normalizimin e situatës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!