Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq, vështirësi në qarkullim/ ARRSH: Problematika në qarqet Gjirokastër, Sarandë, Tropojë

schedule13:38 - 19 Nëntor, 2025

schedule 13:38 - 19 Nëntor, 2025

Kushtet atmosferike  me reshje të dendura dhe erë kanë shkaktuar një sërë vështirësish në qarkullim në disa akse kombëtare.Autoriteti Rrugor Kombëtar bën me dije se reshjet gjatë natës kanë shkaktuar prurje uji, inerte dhe dëmtime në disa segmente rrugore. Më problematike paraqiten qarqet Gjirokastër, Sarandë, Tropojë. Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vijon, përveç aksit Kranë–Muzinë, i cili aktualisht është i bllokuar nga përmbytja e lumit Bistrica.Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.

Disa prej akseve më problematike rezultojnë se janë Bajram Curri–Valbonë / Dushaj–Lekbibaj / BajramCurri–Fierzë ku ka pasur  shkëputje masivësh shkëmborë dhe çarje muresh pritës. Por pavarësisht kësaj qarkullimi ka vijuar

Sipas Autoritetit Rrugor rënie inertesh janë vërejtur edhe në aksin Kukës–Krumë / Kukës–Shishtavec  por qarkullimi nuk është ndërprerë.

Në Skuraj–Burrel, Koplik–Bogë / Dedaj–Razëm / Bogë–Theth  janë konstatuar  rënie gurësh dhe  kalohet me një korsi në disa segmente.

Vështirësi nga ujërat dhe inertet është vërejtur edhe në sëgmëntin  Gjirokastër–Kakavijë e cila po pastrohet. Në Himarë QafëGjashtë  janë vërejtur Rrëshqitje dherash. Ndërsa në

Shijan–Ura e Gajdarit – Lumi Kalasë ka dalë në rrugë.

Rrëzim pemësh janë konstatuar në Librazhd–QafëThanë ,në

Qukës-Qafë Plloçë ka pasur  rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!