Moti i keq, situata në Lezhë: Rrugët të kalueshme, rikthehet energjia në Mirditë

schedule17:48 - 30 Nëntor, 2021

schedule 17:48 - 30 Nëntor, 2021

Gjatë ditës sotme në territorin e bashkisë Lezhë e Kurbin, ka patur reshje të shiut me intensitet të ulët. Në një përditësim të fundit nga Mbrojtja Civile bëhet me dije se në zonën malore në lartësite mbi 400 metër ka patur reshje dëbore.

Nga komunikimi me strukturat e MC, raportohet kjo situatë:

Ne bashkitë Lezhe e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi sipërfaqe të tokës bujqësisë me prezencë uji.

Hidrovorët janë në gatishmëri teknike për punë. Niveli i ujit është në kuota normale.

Në bashkinë Mirditë, kemi pasur reshje dëbore, kryesisht në njësinë administrative Fani, Orosh, Selit, Kaçinar dhe Kthellë, me trashësi 0.5-30cm. Pas orës 10.00 reshjet e dëborës kanë ndaluar. Rrugët rurale e bashkiake, janë të kalueshme. Disa segmente në nj.ad. Selitë, Orosh e Kthellë, kalueshmëria është me zinxhirë.

Rrugët nacionale dhe ajo e kombit janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me energji në zonën e Mirditës u realizua falë punës me përkushtim të inxhinierit Elvis Ndoj i OSHE Mirditë, ku me brigadën e shërbimeve në kohë rekord arriti të riparojë defektet dhe të furnizojë me energji nj.ad.Orosh e Fanë. Këto zona të thella malore u përfshinë nga dëbora e shoqëruar me stuhi. /abcnews.al