Moti i keq, situata në Gjirokastër: Të gjitha rrugët të kalueshme

schedule10:03 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 6 Dhjetor, 2021

Moti i keq nuk ka sjellë probleme të mëdha në Gjirokastër.

Deri më tani situata në të gjithë territorin e bashkisë është si më poshtë:

Rrugët në të gjitha njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.

Lumi Drino dhe Lumi i Kardhiqit janë në nivelin e shtratit.

Përroi i Çullos po mbahet në monitorim dhe deri tani nuk paraqet asnjë problematikë.

Prita te përroi i Ficos dhe prita te përrio i Granicës janë pa probleme.  Deri më tani nuk ka probleme me energjinë elektrike në asnjë njësi. Situata në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë është e qetë.

Vazhdojnë të bien reshje me intensitet mesatar, ndërsa Lumi Vjosa dhe përrenjtë kryesorë janë brenda shtratit të tyre me prurje minimale. Probleme në komunitet dhe infrastrukturë nuk ka pasur.