Moti i keq shkakton viktima në Majorka

schedule11:37 - 10 Tetor, 2018

schedule 11:37 - 10 Tetor, 2018

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë shpallur të zhdukur për shkak të përmbytjeve në Majorka të Spanjës. Një valë e gjerë e motit të keq goditi zonën lindore të këtij ishulli. Reshjet e dendura të shiut tejmbushën një lum me ujë, gjë e cila shkaktoi edhe çarjen e digës mbrojtëse.

Vërshimi i ujit ka marrë përpara automjete të shumta dhe disa persona janë shpallur të zhdukur, raportojnë mediat lokale. Ushtria spanjolle ka angazhuar qindra punonjës të emergjencës për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Gjithasthu edhe mjete të tjera janë vënë në dispozicion të ekipeve të emergjencës si helikopterë dhe gomone. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!