Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë bërë që disa fshatra të qarkut të Korçës të mbesin pa drita.
Energjia elektrike mungon në disa fshatra të zonës malore, 15 fshatra të njësisë administrative Lozhan dhe Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit.
Gjithashtu një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë administrative të Moglicës prej mbrëmjes së djeshme.
Ende nuk është bërë me dije nëse po punohet në rregullimin e këtij defekti dhe sa kohë do zgjasi kjo situatë. /abcnews.al