Moti i keq shkakton përmbytje të mëdha në Greqi, shënohet një viktimë

schedule13:24 - 1 Shkurt, 2021

schedule 13:24 - 1 Shkurt, 2021

Moti i keq që ka goditur Greqinë ka shënuar sot një viktimë. Mediat fqinje raportojnë se një zjarrfikës u gjet i vdekur në Apalos.

Zjarrfikësi humbi jetën në krye të detyrës, teksa ishte duke shpëtuar disa nxënës të bllokuar nga uji në një shkollë fillore.

“Ndërsa ekipet e zjarrfikësve po shkonin në Apalos. Shoferi doli nga kamioni dhe uji i vrullshëm e mori përpara”, tha për protothema.gr zëvendës guvernatori rajonal , Dimitris Petrovic.

I gjithë trupa e zjarrfikësve është tronditur dhe e gjithë kjo ndërsa shiu vazhdon dhe është intensiv në të gjithë zonën e Evros.

Nga pamjet shihet teksa uji ka mbuluar rrugët duke shkaktuar përmbytje të mëdha. g.v/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!