Moti i keq, shi dhe përmbytje në qendër dhe Jug të Italisë

schedule13:08 - 16 Nëntor, 2017

schedule 13:08 - 16 Nëntor, 2017

Gjatë javës Italia është goditur nga moti i keq për pasojë ka pasur shi dhe përmbytje në zonën qëndrore dhe jugore, shkollat janë mbyllur në Teramo dhe një viktimë në Marke si pasojë e rrëshqitjeve.

Raportohet se moti i keq ka goditur gjithë zonën Qendrore dhe Jugore të Italisë, si pasojë shkollat janë mbyllur në Teramo dhe ka një viktimë në Marke. Moti i keq ka arritur në Pulia ndërsa Abruzzo është në gjendje emergjence.

Shiu që bie prej 24 orësh ka krijuar problem në bregun e Abruzos, në provinacat Pescara dhe Teramo ku janë përmbytrur rrugët dhe është bllokuar trafiku rrugorë dhe hekurudhorë. Zjarrëfikësit kanë punuar deri në mëngjes në për të mbajtur në kontroll situatën në Teramo, Toronto, Pecara, Montesilvano.

Moti i keq në vijim është spostuar drejt Pulgias dhe do të vazhdojë të jetë prezent edhe në orët në vijim. Pritet shi, erë dhe përmbytje shumë intensive në Abruco, Molise, Basilicata, Puglia, Kalabri dhe Sicili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!