Moti i keq, rrëshqitje gurësh dhe uji i rrëmbyer bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan

schedule21:13 - 1 Prill, 2022

schedule 21:13 - 1 Prill, 2022

Për shkak të motit të keq ka patur rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si kthesa e Murrashit.

Prej disa orësh aksi ka qenë i bllokuar. Pavarësisht ndërhyrjes së kompanisë koncensionare por dhe pranisë së policisë situata vazhdon të jetë mjaft e rënduar, ku makinat po lëvizin me shumë vështirësi në vetëm njërin krahë të rrugës.

Siç shihet edhe në foto situata në rrugë duket mjaft e rënduar dhe uji i rrëmbyeshëm dhe inertet që sjell me vete e bëjnë gati të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë e bllokimit të rrugës trafiku në këtë aks është bërë kilometrik.

/Abcnews.al/