Moti i keq, Rama në Lezhë: E kemi situatën nën kontroll

schedule18:27 - 22 Nëntor, 2022

schedule 18:27 - 22 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qarkun e Lezhës pas përmbytjeve të ditëve të fundit për shkak të intensitetit të lartë të shiut.

Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili e njohu me situatën.

Ndreu tha se pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, situata ndryshe nga vitet e tjera është më e qetë, pasi të gjitha strukturat ishin në këmbë.

Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se bashkia dhe gjithë institucionet shtetërore janë pranë çdo qytetari.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama theksoi se është e pamundur për t’i bërë ballë natyrës, megjithatë investimet në kanalet kulluese bënë që përmbytjet këtë herë të mos ishin fatale, ndryshe nga vitet e shkuara kur gjithçka përfundonte nën ujë.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se propaganda po e dëmtojnë më shumë se shiu Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!