Moti i keq “pushton” SHBA, humbin jetën 21 persona, miliona të tjerë pa energji

schedule08:29 - 17 Shkurt, 2021

schedule 08:29 - 17 Shkurt, 2021

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

Mediat e huaja bëjnë me dije se acari që ka përfshirë Amerikën qendrore-jugore ka sjellë një sërë problemesh.

Deri më tani si pasojë e motit të keq më shumë se 4 milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në Teksas.

Ndërkohë në Karolinën e Veriut si pasojë e motit të keq kanë humbur jetën tre persona.  Viktima të tjera kanë humbur jetën  në shtete të tilla si Louisiana, Kentucky dhe Missouri, nga shkaqe që përfshinin përplasje makinash dhe helmim me monoksid karboni.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Çikago janë mbyllur shkollat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!