Prej dy ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore. Situatë alarmante u paraqit në Durrës, ku uji vërshoi në rrugët e qytetit dhe pati tre pika problematike, si zona e Spitallës, ish-Këneta dhe Shkozeti.
Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën, ku disa familje u evakuuan.
Sakaq, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje gjatë të cilave ekipet e mjekëve dhe strukturave të tjera shëndetësore kanë dhënë shërbim për banorët në zonat e prekura.


