Gramshi është një tjetër qytet që për shkak të motit të keq ka pasur probleme me furnizimin me ujë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut është shembur një pjesë e rrugës që lidh fshatrat Kërpicë dhe Sotir.
Ndërkohë i gjithë qyteti është pa pa ujë dhe po punohet për rregullimin e tubacionit të linjës kryesore i cili është carë. /abcnews.al