Moti i keq, pezullohet sërish mësimi në disa shkolla

schedule19:39 - 21 Nëntor, 2022

schedule 19:39 - 21 Nëntor, 2022

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë njoftimin për pezullimin e mësimit në 14 shkolla të vendit përgjatë ditës së nesërme për shkak të motit të keq.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja Kushi njofton se në disa zona të vendit ka ende probleme me infrastrukturën për shkak të motit të keq, dhe për të garantuar sigurinë e mësuesve dhe nxënësve nuk do të zhvillohet mësim.

Njoftimi:

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

1.Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë

2.Shkolla “Theth”, Shalë

3.Shkolla “Gimaj”, Shalë

4.Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh

5.Shkolla “Palaj”, Shosh

6.Shkolla “Nicaj”, Shosh

7.Shkolla “Kir”, Pult

8.Shkolla “Kasnec” , Pult

9.Shkolla “Pog” , Pult

10.Shkolla “Bruçaj”, Pult

11.Shkolla “Plan” , Pult

12.Shkolla “Maja e Thanës” , Pult

13.Shkolla “Xhan” , Pult

14.Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

/Abcnews.al/