Prej mëngjesit të sotëm temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në vendin tonë.
Në bazë të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuar në drejtimin Jug- Jugperëndimor, forca 6-7 bft, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Anijet turistike mbi 12 pasagjerë janë pezulluar të shkojnë në Ishullin e Sazanit, por janë lejuar të shkojnë vetëm në Karaburun.
Anijet e ndryshme te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.
Pavarësisht motit të keq dhe detit me dallgë, shumë pushues nuk kanë hezituar që të lahen dhe të shijojnë rrezet e pakta të diellit.
/abcnews.al/

