“Prurjet anësore të Komanit, do të kenë intensitet të lartë, kemi hapur hapësirat e duhura për të akomoduar prurjet. Megjithatë nga vështirësisë e situatës ne jemi munduar që të mos hapen portat e hidrocentraleve. Shpresoj që të mos arrijmë në atë pikë. Nga ana tjetër e dimë shumë mirë problematikën, sa i takon nën Shkodrës, e dimë nga vjen e gjithë situata. Jemi të përgatitur për situatën, Forcat e Emergjencës do të jenë edhe në terren, të informohen edhe qytetarëve. Na rezulton që Ultësira Perëndimore, nuk do të ketë reshje intensive. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që Vjosa do të sjellë probleme në Vlorë. Shqipëria që nesër në mbrëmje dhe të mërkurën do jetë në pushtimin e reshjeve dhe të erës. Situata do të jetë dramatike. Pikat e dobëta që janë nën Shkodra dhe dy qytete që lidhen me prurjen e Vlorës, duhet të jenë në gatishmëri. Pjesa e juglindjes nuk do të ketë problematika të tilla, temperaturat do të jenë të larta kështu që nuk do të kemi ngrica. Janë marrë masat për të vazhduar shërbimin e qytetarëve pa ndërprerje”, tha Balluku.
Moti i keq përfshin Shqipërinë/ Balluku: Janë marrë të gjitha masat për nën Shkodrës. Forcat emergjente në dispozicion pandërprerje
schedule15:09 - 17 Nëntor, 2025
schedule 15:09 - 17 Nëntor, 2025

