Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Kosovës.
Në kryeqytet disa rrugë janë mbushur me ujë duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Në Skenderaj, kryetari i Komunës, Sami Lushtaku ka shkruar se reshjet e natës të cilat po vazhdojnë edhe sot kanë sjellë problematika në disa zona, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh.
“Ekipet emergjente të zjarrfikësve që nga mesnata janë të angazhuara në terren dhe po përcjellin situatën me kujdes të shtuar. Në bashkëpunim me të gjitha ekipet e emergjencave në kuadër të komunës, do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve për tu përballur së bashku me këtë situate”, ka shkruar ai në Facebook.


