Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vjosa del sërish nga shtrati/ Përmbytet pazari i vjetër, punohet për argjinaturën

schedule08:10 - 11 Janar, 2026

schedule 08:10 - 11 Janar, 2026

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit, duke përmbytur pazarin e vjetër poshtë urës. Sipas autoriteteve të emergjencave civile, niveli i ujit ka arritur 7,4 metra në ketë zonë, ndërsa situata tjetër në territor paraqitet nën kontroll. Nga verifikimet e bëra në Memaliaj, niveli i Vjosës ka pësuar ulje, dhe pritet që kjo të reflektohet pas disa orësh edhe në Urën e Mifolit. Aktualisht, përveç përmbytjes së pazarit të vjetër, nuk raportohet për probleme te tjera në zone, ndërsa punimet ne argjinaturë vijojnë për të përforcuar mbrojtjen e lumit dhe parandalimin e përmbytjeve të reja.

Autoritetet kërkojnë që banoret të qëndrojnë në gatishmëri dhe të shmangin lëvizjet pranë shtratit të lumit, duke theksuar se situata po monitorohet në çdo moment dhe masat parandaluese janë aktive. Sipas specialisteve, prurjet e Vjosës janë ende të larta për shkak të reshjeve të fundit, por përmirësimi i nivelit në Memaliaj është një sinjal i parë i stabilizimit të situatës.

Ndërkohë Grupet e Emergjencave Civile kanë filluar prej orëve të para të së dielës punën në terren në Njësinë Administrative Novoselë, për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit.



Ekipet po kryejnë vlerësimin e situatës dhe janë të angazhuara për të nisur procedurat e kompensimeve për familjet dhe banorët e prekur. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për bashkëpunim nga banorët, në mënyrë që procesi të realizohet sa më shpejt dhe efikas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!