Ere e madhe e ditës së djeshme ka rrëzuar disa pemë në qytetin e Shkodrës, për pasojë janë dëmtuar disa automjete. Në zonat malore ka pasur shkarje të dherave, duke bllokuar disa akse rrugore, të cilat më pas janë hapur.
Gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk raportohet për probleme të bllokimit të rrugëve, thotë gazetari i ABC News, Simon Shkreli.
Problemet më të mëdha janë në njësitë administrative të qarkut Shkodër, është mungesa e energjisë elektrike. Probleme ka në njësinë administrative të Vaut të Dejës dhe Malësinë e Madhe. Më shumë se një mijë abonentë janë pa energji, ndërsa po punohet për rikthimin e saj./abcnews.al