Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq në Shkodër/ Bllokohen disa rrugë në njësitë Shkrel dhe Kastrat, disa fshatra pa energji elektrike

schedule09:31 - 25 Shtator, 2024

schedule 09:31 - 25 Shtator, 2024

Reshjet me intensitet të lartë gjatë 24 orëve në qarkun e Shkodrës ka shkaktuar disa problematika.

Akset Mosel-Reç dhe Muçaj- Reç në njësinë njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe janë të bllokuara dhe të pakalueshme për mjetet, duke pamundësuar transportin e nxënësve në shkollë

Në njësinë Kastrat janë bllokuar rrugët në fshatrat Hot dhe Vukpalaj. Në njësitë e tjera ka vërshime ujërash në rrugë, mbetje dhe inerte, por janë të kalueshme. Pa energji elektrike ka mbetur zona e Vermoshit dhe disa fshatra të tjerë.



Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës, janë bllokuar dy rrugë në njësinë Vig Mnele ne lagjen (Bashaj dhe Simqeq), për të cilat po punohet për hapjene tyre. Gjithashtu janë dëmtuar 3 prita malore në këtë njësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!