Moti i keq në Kinë, mbyllen shkollat për shkak të dëborës

schedule11:10 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 11:10 - 11 Dhjetor, 2023

Dëbora ka mbuluar veriun e Kinës, ndërsa shkollat janë mbyllur dhe sistemi hekurudhor është jashtë funksionit.

Në Zhengzhou, kryeqytetin e Provincës së Henan, temperaturat shënon zero gradë, me alarmin e ngritur sidomos mëngjesin e kësaj të hënë, ku termometri pritet të shënojë deri në -11 gradë.

Qindra fluturime janë anuluar sikurse çdo zyrë shtetërore, të paktën për sot, do të qëndrojë e mbyllur.

Në Pekin, më shumë se 180 linja autobusësh janë pezulluar.

/abcnews.al