Moti i keq në Japoni, 24 viktima dhe mbi 50 të zhdukur

schedule13:25 - 7 Korrik, 2018

schedule 13:25 - 7 Korrik, 2018

Reshjet e dendura, erërat e forta dhe tornado kanë shkaktuar 24 viktima në Japoni ndërsa më shumë se 50 persona janë shpallur të zhdukur. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar tre milionë evakuime.

Janë të paktën 24 viktima dhe më shumë se 50 të zhdukur në Japoni si pasojë e motit të keq me reshje të dendura që prej ditësh kanë gjunjëzuar vendin. Mes të zhdukurve janë dhe pesë persona që mendohet të jenë zënë poshtë pas shembjes së ndërtesës ku banonin.

Reshjet në Japoni nuk do të ndalojnë të paktën deri të dielën. Pesë mijë anëtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, policia dhe zjarrfikësit po marrin pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit të personave të mbetur të bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndërsa më shumë se 500 banesa janë dëmtuar.

Urdhërat për evakuim kanë prekur më shumë se 3 milionë banorë, ndërsa alarmi për përmbytje të reja qëndron ende sidomos në Hiroshima e Okaiama. Qeveria japoneze ka krijuar një njësi krize në zyrën e kryeministrit për të koordinuar operacionet. Që nga fillmi i reshjeve të enjten, agjencia metereologjike ka parashikuar një nivel rekord reshjesh deri të dielën, por dhe erëra të forta dhe tornado./abcnews.al