Moti i keq në Greqi, Mitsotakis viziton zonat e përmbytura

schedule10:34 - 8 Shtator, 2023

schedule 10:34 - 8 Shtator, 2023

Greqia nuk po gjen qetësi nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia “DANIEL”. Situata me shqetësuese sot paraqitet në larisa, pasi autoritetet kanë paralajmëruar për mundësinë e vërshimit të lumit Pinio  pasi është konstatuar se niveli i ujit ka arritur në 9.5 metra.

Megjithatë, meteorologët kanë njoftuar se stuhia do të zbutet nga sot. Edhe pse do ketë reshje në zona të ndryshme të vendit, nuk do të jenë në  intensitetin e dy ditëve të fundit.

Natë e vështirë kaluan qytetarët e rajonit Thesalia. 8 fshatra rreth Kardhica të jenë zhdukur krejt nën ujë, teksa autoritetet kanë evakuuar 1.181 persona në zonat e prekura.

Deri tani bilanci i viktimave ka shkuar në 6, teksa 6 të tjerë raportohen të zhdukur.Përmasat e situatës dramatike vihen re dhe në deklaratat zyrtare ku theksohet se nuk dihet akoma numri i të zhdukurve, teksa theksohet se janë me qindra personat e izoluar në çati dhe tarraca, pa ditur fatin e tyre.

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë nga sot zonat e prekura dhe ndalesa e parë do të jetë Larisa. Më pas do të kalojë edhe në Magnezi, e cila është goditur rëndë nga stuhia Daniel.

Intensifikimi i problemeve nga moti i keq, i cili ka shkaktuar 3 viktima ka sjellë vendimin për shtyrjen e vizitës së Kyriakos Mitsotakis në TIF fundjavën e ardhshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!