Moti i keq në Greqi, shkon në pesë numri i viktimave

schedule14:00 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:00 - 9 Gusht, 2020

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë përfshirë Greqinë.

Mësohet se mes tyre është gjetur pa shenja jetë në veri-lindje të Athinës edhe një foshnje, u raportua nga zjarrfikëset.

Ndërkohë dhjetëra persona u evakuuan dhe tetë njerëz u shpëtuan me helikopter ndërsa rrugët janë thuajse janë përmbytur, shkruajnë mediet e huaja.

Gjithashtu departamenti i zjarrfikësve njoftoi se dhjetëra thirrje janë dërguar nga banorë të zonës për t’i ardhur në ndihmë, për shkak të përkeqësimit të situatës.