Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq në Greqi/ Bllokime rrugësh dhe rrëshqitje të dherave pas shirave të dendur në Janinë dhe Arta

schedule20:49 - 21 Nëntor, 2025

schedule 20:49 - 21 Nëntor, 2025

Shirat e dendur dhe të vazhdueshëm në Greqinë perëndimore bllokuan rrugët, krijuan rrëshqitje toke në disa zona. Autoritetet bënë thirrje për banorët e rajoneve të Janinës dhe Artës për të shmangur udhëtimet e panevojshme.

Në prefekturën e Janinës, Mbrojtja Civile i paralajmëroi banorët që të “kufizojnë lëvizjet e tyre në absolutisht të domosdoshme” për shkak të shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të tokës.

Kryetari i bashkisë së Pogonit, Konstantinos Kapsalis, gjithashtu u kërkoi autoriteteve të shpallnin gjendje emergjente për qytetin pas dëmtimeve të rënda të shkaktuara në infrastrukturë nga përmbytjet.



‘’Pavarësisht ndihmës nga Mbrojtja Civile dhe bashkia, shkalla e dëmit tejkalon nevojat e disponueshme’’, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!