Moti i keq në Britani, qeveria thirrje qytetarëve: Fikini pajisjet elektrike për 1 orë në ditë

schedule11:03 - 23 Janar, 2023

schedule 11:03 - 23 Janar, 2023

Miliona familje dhe biznese në Britaninë e Madhe do të paguhen për të ulur përdorimin e tyre të energjisë elektrike nga ora 17:00 deri në 18:00 për të parandaluar ndërprerjet në një nga ditët më të ftohta të vitit, mes paralajmërimeve që furnizimet me energji do të jenë ‘më të ‘pakta’ se sa normalja’, sipas mediave britanike.

Rrjeti Kombëtar tha se do të aktivizonte Shërbimin e Fleksibilitetit të Kërkesës (DFS) këtë mbrëmje që ka nënshkruar me 26 furnizues kryesorë të energjisë si British Gas, EDF, Eon dhe Octopus Energy.

Familjet mund të marrin pagesa deri në 20 paund nëse nuk përdorin furra, lavatriçe, tharëse, pjatalarëse, apo vendosin që mos të karikojnë makinat e tyre gjatë kësaj kohe.

Por skema mbështetet në përdoruesit që kanë një matës inteligjent, një pajisje që transmeton automatikisht përdorimin e energjisë tek ofruesi çdo 30 minuta. Ndërkohë, ka pasur shumë ankesa për pajisjet, duke filluar nga regjistrimi i tyre në lexime të pasakta që çojnë në fatura të fryra deri në ndalimin e funksionimit plotësisht.

Është hera e parë që National Grid zbaton skemën e saj DFS që kur u njoftua për herë të parë nëntorin e kaluar, pasi Mbretëria e Bashkuar përgatitet për temperatura ekstreme këtë javë.

Craig Dyke, Shefi i Kontrollit Kombëtar në National Grid ESO, sugjeroi që masa mund të bëhet pjesë praktike gjatë dimrit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një shenjë të mëtejshme të reduktimit të furnizimit, kompania po përgatitet të përdorë fabrikat e saj rezervë të qymyrit në stacionin e energjisë Drax në North Yorkshire dhe West Burton në Nottinghamshire sot.

Kjo do të jetë hera e parë që dy njësitë e energjisë me qymyr vendosen në gatishmëri, gati për të gjeneruar në rast se nevojiten.

Kujtojmë se temperaturat gjatë natës pritet të shkojnë deri në -8 gradë celsius. Britania varet shumë nga gazi natyror për të prodhuar energji elektrike, me termocentralet me gaz që përbëjnë mbi 40 për qind të furnizimeve të saj me energji elektrike.

Por tregjet ndërkombëtare të gazit u përfshinë në kaos pasi Rusia mbylli shumicën e furnizimeve të saj në Evropë në hakmarrje për sanksionet e Perëndimit. Ndaj, duke parë situatën, Britania e Madhe ka ndërmarrë këto masa sa i takon sektorit të energjetikës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!