Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla jashtë gjirit të Vlorës, tragetet s’do operojnë sipas destinacioneve

schedule09:23 - 18 Janar, 2024

schedule 09:23 - 18 Janar, 2024

Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit, është ndaluar dhënia e lejeve dhe nisjes së mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Në njoftim thuhet se ata që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin masat e duhura për sigurimin e tyre.

Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës duke filluar nga ora 08:00 datë 18.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 18.01.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 TË DATËS 18.01.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Të njoftohen drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 18.01.2024.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete sot nuk do të operojnë sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!