Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Mos qendroni pranë pallateve

schedule17:43 - 5 Janar, 2020

schedule 17:43 - 5 Janar, 2020

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afersi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme./abcnews.al
Lexo edhe:
FOTO/Selitë, era rrëzon shtyllat dhe palmat, bien mbi makina

FOTO/ Era e fortë rrëzon depozitën e ujit tek Komuna e Parisit
‘Çmendet’ moti, era me shpejtësi 80 km\h, temperaturat zbresin -11 gradë



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!