Durrësi është përfshirë nga moti i keq gjatë 24 orëve të fundit. Për shkak të motit të paqëndrueshëm tragetet e linjave nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, kanë patur vonesa në nisje dhe mbërritje. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit mbrëmjen e kaluar, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm (08:00; 08:10).
Ndërkohë që edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Porti i Barit.
/abcnews.al