Disa fshatra në zonat malore të bashkive të Pogradecit Maliqit, Devollit dhe Kolonjës kanë mbetur pa energji elektrike.
Për shkak të shiut dhe erës së fortë, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në 17 fshatra të njësisë administrative Lozhan dhe 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të bashkisë Maliq.
Ndërkaq, në Pogradec jane pa energji për shkak të motit 12 fshatra të thellë malore në njesinë administrative Proptisht.
Gjithashtu, në bashkinë e Devollit janë 3 fshatra pa energji dhe atë të Kolonjës 2 fshatra po ashtu në zonat malore./abcnews.al