Për gjatë gjithë natës vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Për pasojë në disa zona ka patur rrëshqitje gurësh, ndërsa disa lumenj kanë dalë nga shtretërit.
Më konkretisht në Fshatin Murqinë të Krujës, Lumi Ishëm nga prurjet e shiut ka dalë nga shtrati. Disa toka bujqësore janë përmbytur.
Gazetari Ahmet Zani raporton për ABC News se reshjet e furishme të natës së kaluar kanë sjellë mjaft probleme për banorët është një zonë që ndër vite përmbutet për shkak të resshjeve të mëdha.
Ndërkohë një banor i fshatit ka treguar se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e kësaj gjendje.
Fatmirësisht nga uji nuk ka pasur asnjë banesë të përmbytur. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut në aksin nacional Librazhd- Elbasan në Murrash është bllokuar qarkullimi i mjeteve për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve./abcnews.al