Duke nisur nga sot e deri të hënën e javës së ardhshme, kapiteneria e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e sektorit të peshkimit. Burime nga kapiteneria thanë për ABC News se kushtet atmosferike do tre përkeqësohen mesditën e kësaj të hëne dhe gjiri i Durrësit do ter përfshihet nga stuhi ter forta detare.
“Duke nisur nga mesdita e sotme, gjiri Durrësit do ter përfshihet nga ere e fortë dhe stuhi detare. Ndaj kemi vendosur qer flota e peshkimit tre marrë masa dhe të ankoroj anijet e peshkimit duke i siguruar në port.
Nga të dhënat meteorologjie pritet të kemi një javë me mot të keq, ndaj deri në fillim të javës së ardhshme sektori i peshkimit do të jetë i pezulluar. Deri tani, problem do të ketë vetëm ky sektor dhe shpresojmë që mos kemi probleme në ditët në vazhdim me lundrimet e trageteve apo anijeve të tonazhit të mesëm dhe anijeve të transportit të mallrave”, thane burime nga kapiteneria e Durrësit.
Ndërkohë, edhe institucione të tjera në Durrës paralajmërojnë qytetaret të marrin masa për motin e keq që pritet të jetë në ditët në vazhdim./abcnews.al

