Moti i keq godet Turqinë/ Nëntë të vdekur, mes tyre 3 fëmijë

schedule12:43 - 20 Nëntor, 2023

schedule 12:43 - 20 Nëntor, 2023

Nëntë persona kanë vdekur në Turqi si pasojë e motit të keq, ndërsa fati i 11 marinarëve të zhdukur në Detin e Zi ende nuk dihet, sipas një deklaratë të ministrit të Brendshëm turk.

“Nëntë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën për shkak të stuhive dhe shirave të dendur,” tha Ali Gerlikaya në një konferencë shtypi në provincën Dzonguldak (veriperëndim) ku humbën jetën katër persona.

Pesë persona të tjerë, përfshirë tre fëmijë, vdiqën nga përmbytjet në provincat Batman dhe Diyarbakir në pjesën juglindore të vendit, tha ai. Trupi i një prej 12 marinarëve turq, gjurmët e të cilëve humbën në Eregli, një port në provincën Zonguldak, u gjet këtë mëngjes.

Anija me flamur turk Kafkametler u fundos në portin Eregli, që ndodhet rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit. Sipas tij, sot kanë nisur operacionet e kërkimit, të cilat më parë ishin të pamundura për shkak të kushteve atmosferike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!