Moti i keq godet Teksas, 37 persona humbën jetën

schedule22:22 - 18 Shkurt, 2021

schedule 22:22 - 18 Shkurt, 2021

Stuhia e dimrit e cila ka përfshirë Texas po bëhet gjithnjë e më dramatike.

Të pakën 37 persona kanë humbur jetën për shkak të kushteve të këqija atmosferike që kanë përfshirë jugun e SHBA-së.

Miliona qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe ngricave që kanë përfshirë vendin.

Presidenti i SHBA, Joe Biden më herët ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për Teksas , i cili është mbuluar nga bora dhe akulli që kur stuhia nisi në fundjavë.

Ndërkohë situata është problematike edhe për shkak rezervat ushqimore po zvogëlohen, ndërsa dyqanet në të gjithë vendin nuk shërbejnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Sakaq 264 mijë shtëpi nuk kanë arritur të furnizohen me ushqim, shkruajnë mediat e huaja.

 

 

 

/abcnews.al/