Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq godet Serbinë, reshjet e borës dhe shiut vështirësojnë qarkullimin e mjeteve, autoritetet apel për kujdes të shtuar

schedule11:59 - 5 Janar, 2026

schedule 11:59 - 5 Janar, 2026

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të Serbisë. Reshjet e borës dhe shiut kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin me automjete në vend.

Në disa fshatra në rajonin e Valjevës, bora e dendur po rëndon mbi telat e energjisë elektrike dhe po thyen pemët që bien mbi linjat e energjisë, duke shkaktuar avari në rrjetin e tensionit të ulët, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë ndërprerje të energjisë elektrike.

Rrugët shtetërore janë të kalueshme, edhe pse për mjetet e tonazhit të rëndë është dhënë njoftimi që të shmangin udhëtimin nga rrugët malore. Mediat serbe raportojnë se një autobus me targa maqedonase mbrëmjen e djeshme ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokalitetit Dobanovc.



Sipas raportimeve, shoferi i një autobusi tjetër është ndalur për të ofruar ndihmë ndërsa nuk raportohet ende për viktima. Për shkak të situatës me motin, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd ka njoftuar se do të jetë e mbyllur për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe kushteve të pasigurta të rrugëve, të cilat do të vazhdojnë sot dhe për disa ditët në vijim.

Ambasada gjithashtu dha këshilla në llogarinë e saj X për të monitoruar median lokale për përditësimet e motit dhe, nëse është e nevojshme, për të kërkuar strehim të sigurt.

Vonesa ka pasur edhe në fluturimet hyrëse dhe dalëse nga Aeroporti Nikola Tesla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!