Moti i keq godet Greqinë, përmbytje të mëdha në vend

schedule16:21 - 12 Janar, 2021

schedule 16:21 - 12 Janar, 2021

Moti i keq ka përfshirë Greqinë veriore. Reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në disa zona.

Mediat fqinje raportojnë se sipërfaqe të mëdha toke dhe rrugët në Evros janë përmbytur. Nga pamjet shihet se për shkak të ujit disa nxënës janë transportuar me eskavator, pasi mbetën të bllokuar.

Në të njëjtën kohë, Karditsa, e cila pak muaj më parë u përfshi nga stuhia “Ianos”, gjithashtu është përfshirë nga ky mot i keq. Probkeme të mëdha janë regjistruar edhe në Trikala. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!