Moti i keq godet Greqinë, Atika nën pushtetin e ujit: Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet

schedule15:24 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:24 - 14 Tetor, 2021

Moti i keq ka përshirë Greqinë. Stihia “Ballos” me reshje të dendura shiu ka sjellë probleme të mëdha në rajonin e Atikës.

Në pamjet e publikuara në mediat greke shihen teksa uji ka pushtuar rrugët, ndërsa shumë mjete janë bllokuar.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarave që të shmangin sa më shumë lëvizjet. Sipas informacioneve, mesazhi nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile iu dërgua qytetarëve në Athinë, Korint dhe Argolida.

https://youtu.be/Q9xe0dwiHjw

Gjithashtu, është njoftuar se mësimi është pezulluar në Atikë. Sipas të dhënave më të fundit të parashikimit  të Observatorit Kombëtar të Athinës, gjatë pjesës tjetër të së enjtes dhe deri të premten në mëngjes, shi dhe stuhi priten në të gjithë vendin, ndërsa ekziston mundësia e breshërit kryesisht në ishujt Jon dhe Egje, si dhe dhe në zonat bregdetare të Peloponezit, Greqisë Qendrore dhe ndoshta Halkidiki. g.v/abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=4b_Hr_vBE2A

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!