Si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta disa pemë janë rrëzuar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Pylli i Sodës. Kjo ka shkaktuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Gjithashtu një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, duke sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit për disa minuta.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve për largimin e pemës nga rruga ka normalizuar situatën. Ndërkohë, nga Himarë raportohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.


