Moti i keq dhe me reshje, përmbytje e rrëshqitje dherash në Krujë dhe Librazhd

schedule08:56 - 4 Mars, 2020

schedule 08:56 - 4 Mars, 2020

Reshjet e shumta të shiut gjatë mbrëmjes së të martës kanë shkaktuar përmbytje në fshtatin Murqinë në Krujë . Burime për ABC News bëjnë me dije se përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishem, duke shkaktuar përmbytjen e disa hektarëve toke dhe rrezikuar disa banesa.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq ka pasur shembje dherash në Librazhd. Sipas informacioneve në Murrash janë konstatuar shembje gurësh dhe dherash duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë mësohet se fadromat kanë punuar gjatë gjithë natës për hapjen e rrugës./abcnews.al