Moti i keq dhe me borë, anulohen mbi 100 fluturime në Japoni

schedule08:36 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 08:36 - 27 Dhjetor, 2021

Moti i keq dhe reshjet e dendura të borës kanë bërë që në Japoni autoritetet të anulojnë 100 fluturime të brendshme.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dhënat bëjnë me dije se bazuar në të dhënat e dy linjave ajrore më të mëdha japoneze, rreth 130 fluturime nuk kanë arritur të zhvilloheshin gjatë kësaj dite.

Drejtori i operacioneve për linjën ajrore, Hiroaki Hayakawa “ANA Holdings” kishte ndaluar 79 fluturime që nga ora 16:00, duke prekur rreth pesë mijë e 100 pasagjerë.

Ndërsa, një përfaqësues me divizionin e operacioneve të linjës ajrore në “Japan Airlines Co”, njoftoi se kjo kompani kishte anuluar 49 fluturime që nga ora 16:00, duke prekur dy mijë e 460 pasagjerë.

Në mbarë botën, mijëra fluturime janë anuluar gjatë fundjavës së Krishtlindjeve për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!