Për shkak të motit të keq dhe erës së fortë është shënuar një tjetër incident në jug të vendit ditën e sotme.
Një 55-vjeccar ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij ku ka qenë duke punuar.
Më herët një 40-vjeccar që ka qenë duke punuar në Dhërmi ka rënë nga kati i dytë.
Ndërkohë që për shkak të erës së fortë edhe një 26-vjeccar ka rënë nga lartësia në Kuccovë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.03.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga kati i tretë, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.