Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq devijoi dy fluturime/ Albcontrol në gatishmëri të plotë për shërbime të sigurta

schedule17:01 - 6 Janar, 2026

schedule 17:01 - 6 Janar, 2026

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar se gjatë 24 orëve të fundit për shkak të motit të keq, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit. Ajo shton se stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të fenomeneve meteorologjike mbi dhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dy nga fluturimet në ardhje të datës 5, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Edhe gjatë ditës së sotme kanë pasur fenomene meteorologjike të lokalizuara në zona në afërsi të aeroportit. Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.  Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror”, njofton Balluku./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!