Moti i keq, autoritetet në Athinë marrin masa të jashtëzakonshme

schedule18:11 - 17 Shtator, 2020

schedule 18:11 - 17 Shtator, 2020

Përkeqësimi i motit, ka bërë që autoritet në Athinë të marrin masa të jashtëzakonshme.

Të paktën deri të shtunën, shërbimet përkatëse do të jenë në gatishmëri nëse kushtet e motit do të përkeqësohen.

Konkretisht Komuna e Athinës ka vendosur, ekipet e pastrimit në gatishmëri 24 orë, ka hequr objektet e mëdha, veçanërisht në zonat ku mund të shkaktohen probleme apo bllokime nga uji. Po ashtu janë vendosur të gjitha shërbimet teknike , 24 orë në shërbim. Policia Bashkiake do të kryejë patrullime të vazhdueshme.

lexo edhe: “Të përgatitemi për skenarin më të keq”, cikloni alarmon autoritetet greke

Ndërkohë ka caktuar edhe disa zona të cilat do të jenë në shërbim të të pastrehëve, përkatësisht:

-Klubi i miqësisë “Ngjitja e Zotit”, Heldrich 15, Neos Kosmos.

-Kolokynthos Friendship Club, 9 Aimonos & Astros.

Sakaq autoritetet në Athinë këshillojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke marrë masa për të mbrojtur veten nga rreziqet që mund të shkaktohen për shkak të përkeqësimit të motit.

/abcnews.al/