Javën e kaluar, kur qytetarët e Teksasit në SHBA kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje si pasojë e motit të ftohtë, një çift nga Kosova ka ndihmuar shumë familje me ushqim falas.
Ari Isufaj dhe gruaja e tij Blinera, shpërndanë ushqim të ngrohtë për shumë qytetarë. Çifti shqiptar gutuan ushqim në restorantin e tyre të cilin e hakën hapur që në vitin 2014, raporton Rel.
“Kaluan 48 orë pa drita dhe ditën e tretë o organizuam mirë me punëtorët, me Blinerën që të jemi gati që kur t’i ftojmë njerëzit t’i japim një ushqim të ngrohtë. Ndonjëherë punëtorët dilnin jashtë dhe I merrnin porositë nëpër makina”, tregon Ari Isufaj.
Ari Isufaj ishte 14-vjeç kur u largua nga Kosova për shkak të luftës. “Është një ndjenjë e veçantë që ne mundemi me ndihmuar dikë ashtu siç a kanë ndihmuar edhe ne dikur”, shprehet ai./mv.abcnews.al