Moti gjatë javës, priten temperatura 40 gradë. Ja ditët më të nxehta

schedule08:57 - 17 Qershor, 2024

schedule 08:57 - 17 Qershor, 2024

Vjen i nxehti afrikan. Meteorologia Lajda Porja thotë se territori shqiptar do të preket këtë javë nga temperatura të larta që do të shkojnë mbi 40 gradë. Berati, Gjirokastra, Elbasani do të jenë zonat që do të shënojnë 40 gradë, por sipas meteorologes, kjo temperaturë do tejkalohet në zona të tjera.

“Masat ajrore me origjinë afrikane kanë përfshirë pjesën më të madhe të Mesdheut, ku me epiqendër janë në Italinë jugore, duke sjellë temperatura dhe vlera ekstreme. Sot moti është i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Nuk priten reshje. Starton me temperatura 35 gradë dita e martë do të sjellë përmirësim akoma më të dukshëm të motit, ku dielli do të jetë prezent. Do të rritje të temperaturave deri në 37 gradë. E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj jave. Presim temperatura të larta, që do të shënohen në brendësi të territorit. Do të jetë qarku i Beratit, Gjirokastra, Elbasani, zonat ku do të shënojnë 40 gradë. Në zona të izoluara edhe mbi këtë vlerë. Temperatura nga 35-38 gradë, presim përgjatë vijës së bregdetit, ku 37 do të jetë Saranda dhe Ksamili. Zona disi më e freskët do të jetë juglindja.”, tha ajo.

Sa i përket rajonit, ajo tha:

“Maqedonia e Veriut do të jetë një tjetër vend ku do të përjetojë temperatura mjaft të larta dhe pse sot do të jenë 33. Nga e marta në vijim presim temperatura të larta. Ditët më të nxehta për MV do të jetë e enjtja dhe e premtja, ku Shkupi do të shënojë 38 gradë. Kosova do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të lehta dhe kalimtare. Temperaturat do të jenë disi më të freskëta. E marta dhe e mërkura sjell rritje të lehtë të temperaturave, kulmojnë të enjten dhe të premten ku Prizreni do të shënojë 34 gradë.”, tha ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!