Moti – E shtunë, 9 Nëntor 2019

schedule09:07 - 9 Nëntor, 2019

schedule 09:07 - 9 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb, gjatë paradites do të mbizotërojnë vranësirat e dendura në vend, cilat do të sjellin shira fillimisht në zonat veriperëndimore dhe perëndimore dhe gradualisht gjatë mesditës dhe pasdites do të përfshijnë të gjithë vendin.

Parashikohet që shirat do të jenë mesatar dhe herë pas-here intensiv. Kjo situatë e paqëndrueshme e kushteve të motit do të mbetet prezent edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mesdita mbetet e pandryshuar  duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!